Një aksident fatal ka ndodhur në afërsi të Leskovcit në Serbi.
Siç raporton “192.rs”, të aksidentuarit janë një familje nga Maqedonia.
Ajo po kthehej nga pushimet në Slloveni me automjet, në të cilin ndodheshin një burrë dhe një grua me dy fëmijë dhe një grua e moshuar.
Sipas informacioneve fillestare, gruaja ka humbur jetën pasi automjeti ka dalë nga rruga.