LSDM: Pandov i liron nga burgu të dënuarit për “27 prillin”

Maqedonia

LSDM: Pandov i liron nga burgu të dënuarit për “27 prillin”

Më: 22 korrik 2024 Në ora: 20:12
LSDM

Me ngritjen e mjegullës mediatike, Pandov dëshiron të mbulojë lirimin e të dënuarve nga 27 prilli, që është akt skandaloz i uzurpimit të institucionit, akuzojnë nga LSDM.

“Në vetëm dy javë të drejtimit të Pandovit, katër personave të dënuar për “27 prillin” u liruan nga burgu i Shtipit me pezullim të dënimit? Si u lirua Jane Çento, e dënuar për dhunën e 27 prillit me firmën e tij? Si u lirua Aleksandar Janevski Toshta, po ashtu i dënuar? Si u liruan nga burgu i Shtipit të dënuarit Oliver Popovski dhe Mitko Peshov?

Si ka mundësi që me nënshkrimin e Pandovit dikush të ketë pushim në 30 ditë dënim?

Këto janë pyetjet të cilave duhet t’i përgjigjet Pandovi”, akuzojnë nga LSDM.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat