Fetai për lojërat e fatit: Do të ndryshojmë ligjin, për një vit do të mbyllim 70% të kazinove

Maqedonia

Fetai për lojërat e fatit: Do të ndryshojmë ligjin, për një vit do të mbyllim 70% të kazinove

Më: 25 korrik 2024 Në ora: 12:44
Arben Fetai

Zëvendëskryeministri Arben Fetai tha se do ta ndryshojnë ligjin për marrjen e licencave për lojërat e fatit, dhe ky ndryshim do të mundësojë që për një periudhë gjatë mujorë deri në një vit, të mbyllë 70 për qind të kazinove.

“Ministria e Financa dje dha interpretimin autentik dhe vërtetoi se janë bërë shkelej të shumta. Njerëzit që i kanë bërë ato shkelje, që i kanë vënë nënshkrimet, rrezikojnë deri në tre vite dënim më burg.

Kjo është masa për shkelej të tilla”.

“Do të marrim nismë për ndryshim të ligjit për lojërat e fatit ku do të shohim edhe çështjen e licencimit. Idenë që e kemi, përmes ndryshimit të ligjit është se, ndryshojmë totalisht mënyrën e licencimit që brenda një periudhë gjatë mujore maksimalisht një vit të mbyllim 70 për qind të vendeve ku luhet bixhoz”, tha Fetai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat