Bastisje në Veles, ndalohet një person për tregti me lëndë narkotike

Maqedonia

Bastisje në Veles, ndalohet një person për tregti me lëndë narkotike

Më: 25 korrik 2024 Në ora: 15:14
Policia

MPB Maqedoni njofton se dje (24.07.2024) në ora 14.25 në Veles, zyrtarë policorë nga Seksioni për trafikim të paligjshëm të narkotikëve në SPB Veles, e kanë privuar nga liria A.T (26) nga Velesi.

“Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore Veles, janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë, hashash, fara kanabisi, një bimë kanabis sativa, një peshore digjitale dhe para në valuta dhe prerje të ndryshme”.

“A.T. është ndaluar në stacion policor, është njoftuar prokurori publik .

Dhe ndaj tij është bërë kallëzim penal për veprën “prodhimi dhe vendosja në treg e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve””, thonë nga MPB Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat