Mickoski: Shpëtuam 50 milionë euro nga një proces i arbitrazhit

Maqedonia

Mickoski: Shpëtuam 50 milionë euro nga një proces i arbitrazhit

Më: 25 korrik 2024 Në ora: 21:04
Hristijan Mickoski.

Kryeministri Mickoski tha se shteti shpëtoi të paktën 50 milion euro, që rrezikonte t’ia paguajë kompanisë Sinohydro në procesin e arbitrazhit.

Këto para Micksoki tha se do të shpenzohen për projekte në dobi të qytetarëve.

“Është një arbitrazh i nisur nga një nënkontraktor ndaj Sinohydro, dhe Sinohydro ndaj shtetit. Me një qasje të arsyetuar mund të them se në 30 ditët e kaluara është siguruar që ai arbitrazh është tërhequr.

Përndryshe, ekzistonte rreziku që të shpenzohen së paku 50 milionë euro para publike dhe këto janë mjete që tani do t’i kemi më shumë për biznes, më shumë për qytetarët, më shumë për investime kapitale.

Është mirë që dolëm nga ai proces i ndërlikuar pa u ndëshkuar”, deklaroi Hristijan Mickoski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat