MPB: Rruga Prilep – Krushevë të mos përdoret për qarkullim më 1 dhe 2 gusht

Maqedonia

MPB: Rruga Prilep – Krushevë të mos përdoret për qarkullim më 1 dhe 2 gusht

Më: 26 korrik 2024 Në ora: 07:00
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme, me rastin e shënimit të festës kombëtare 2 gusht, e cila tradicionalisht festohet në Krushevë, njofton qytetarët se për shkak të punimeve ndërtimore për rehabilitimin e rrugës rajonale R-1306,

pjesa: Prilep – Krushevë është e mbyllur për qarkullim në pjesën nga fshati Konjar deri në fshatin Krivogashtani.

Për të mbërritur në ngjarjen në Krushevë më 01 dhe 02.08.2024, të shfrytëzohen rrugët: Prilep – Manastir – nëpër rrugën rajonale

R1305 deri në Demir Hisar në drejtim të Krushevës, dhe Kërçovë në rrugën rajonale R1305 deri në kryqëzimin Sladuevë (Demir Hisar) përgjatë rrugës rajonale R1306 për në Krushevë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat