Në pikën kufitare Tabanoc sot në mëngjes pritja për hyrje në vend është rreth një orë.
Ndërsa në vendkalimin kufitar Bogorodicë koha e pritjes për dalje nga shteti është nga 30 deri në 40 minuta, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).
Në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM gjithashtu njofton për frekuencë të shtuar të automjeteve jashtë zonave urbane.