Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon ashpër vendimin e qeverisë me legjitimitet një etnik, për të ndryshuar formulën e “balancerit” nga 29. 5 % siç është nxjerrë nga përqindja e popullsisë totale, në 24.3%, që nënkupton mijëra shqiptarë më pak në institucionet shtetërore, akuzojnë nga BDI.
Ky ndryshim, thonë nga atje, është një goditje e rëndë ndaj të arriturave të deritanishme për përfaqësimin e drejtë dhe të barabartë të komuniteteve etnike në vend.
“Ndryshimi i formulës për të reflektuar vetëm popullsinë rezidente dhe jo atë të përgjithshme është një përpjekje e qartë për të margjinalizuar komunitetin shqiptar por edhe për të minuar kontributin e popullatës jorezidente të cilët kanë dhënë kontribit të vazhdueshëm në stabilitetin financiar të vendit përmes remitancave.
Ky është veprim i dytë në drejtim të zhbërjes së rezultateve të regjistrimit të popullsisë, sëpari nga OBRM-PDUKM dhe tash nga Znam, dhe nxjerr në sipërfaqe pa aftësinë e vasalëve pa legjitimitet zgjedhor që po e poshërsojnë popullin shqiptar në qeverinë monoetnike.
Ne, në BDI, e shohim këtë si një përpjekje të rrezikshme për të ulur ndikimin dhe pjesëmarrjen e shqiptarëve në jetën publike dhe institucionale të vendit. Ky vendim është në kundërshtim të plotë me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe vlerat e demokracisë dhe barazisë të cilat kanë qenë themelore për paqen dhe stabilitetin në vend”, thonë nga BDI.
Nga atje, shtojnë se ato do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të kundërshtuar këtë vendim të padrejtë dhe për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.