Maqedonia e Veriut vazhdon aktivitetet për të shuar zjarret në një pjesë të vendit.
Sot, nga helikopterët policorë janë hedhur mbi 120 tonë ujë në hapësirën e përfshirë nga zjarri në rajonin e Jasenit.
“Sot (26.07.2024), Sektori për njësistet ajrore në kuadër të MPb-së kanë marrë pjesë me dy helikopterë për shuarjen e zjarrit në rajonin e Jasenit.
Janë hedhur mbi 120 tonë ujë me çka kanë arritur t’i lokalizojnë vatrat e reja të zjarrit dhe të pengohet shpërndarja drejt fshatit Breznicë, fshatit Tazhevë dhe parkut nacional Jasen”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.