Kërcënimet ndaj deputetëve, BDI: Rasti të hetohet dhe duhet të dënohet nga të gjithë

Maqedonia

Kërcënimet ndaj deputetëve, BDI: Rasti të hetohet dhe duhet të dënohet nga të gjithë

Më: 27 korrik 2024 Në ora: 14:07
Foto ilustrim

Bashkimi Demokratik për Integrim, u ka bërë thirrje institucioneve kompetente që të hetojnë rastin e e-mail-it kërcënues ndaj deputetëve të kësaj partie.

Ata kërkojnë që autorët të nxirren para drejtësisë.

“Jemi dëshmitarë të kërcënimeve serioze dhe mesazheve të dhunshme drejtuar deputetëve të BDI-së, të cilat jo vetëm janë kërcënim për anëtarët tanë, por edhe sulm direkt ndaj vlerave dhe institucioneve demokratike të vendit tonë.

Këto incidente tregojnë shkallën e lartë të intolerancës dhe urrejtjes që përhapet në të gjithë shoqërinë tonë dhe kjo duhet të dënohet nga të gjithë”, thuhet mes tjerash në reagimin e BDI-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat