Një i burgosur nga burgu i Idrizovës ka dalë për fundjavë dhe ka tentuar të grabisë një bastore

Maqedonia

Një i burgosur nga burgu i Idrizovës ka dalë për fundjavë dhe ka tentuar të grabisë një bastore

Më: 29 korrik 2024 Në ora: 09:48
Foto ilustrim

Një i burgosur nga Idrizova, i cili e shfrytëzoi në pushimin e fundjavës, ka tentuar dje të grabisë një bastore sportive në Qendër.

Sipas informacioneve të MPB-së, ai është kapur nga policia dje rreth orës 17:00, ndërsa bëhet fjalë për 43-vjeçarin D.S. nga Gostivari.

“Ai dyshohet se rreth orës 16:45 me kërcënim ka tentuar të marrë para nga një bastore sportive në zonën e Qendrës në Shkup”, thonë nga MPB.

Personi është kthyer në burg dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat