KRRE: Nga 1 gushti ulet çmimi i ngrohjes në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

KRRE: Nga 1 gushti ulet çmimi i ngrohjes në Maqedoninë e Veriut

Më: 29 korrik 2024 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Komisioni Rregullator për Energjetik bëri të ditur se muajin e ardhshëm çmimet e ngrohjes do të ulen për 3.16% për amvisëritë, pa përfshirë subvencionet. Për konsumatorët e tjerë, përfshirë institucione shkollore dhe objekte komerciale, çmimet e ngrohjes do të ulen për 17.3%. sipas Blislimovskit stabilizimi i çmimeve të gazit natyror ka kontribuar në këtë vendim, duke eliminuar nevojën për subvencione shtesë për ngrohjen.

”Sistemi më i madh në qytet, i cili numëron 59 mijë konsumatorë, çmimet e ngrohjes do të ulen për 3.16% për familjet. Çmimet e ngrohjes për të gjithë konsumatorët e tjerë që nuk janë amvisëri, institucione shkollore dhe objekte të tjera komerciale do të ulen për 17.3%. Ky është çmimi i amvisërive për një ulje prej 3.16% pa subvencione. Në periudhën e kaluar nga buxheti i shtetit janë ndarë rreth 12 milionë euro për subvencionimin e sistemit të ngrohjes në Qytetin e Shkupit. Çmimet e gazit natyror janë stabilizuar dhe nga këtu nuk shoh arsye që të ketë subvencione për çmimin e ngrohjes në qytetin e Shkupit”, tha Marko Bislimovski.

Për pjesën tjetër të sistemeve të ngrohjes, çmimet në Shkup Veri do të ulen për 1.70%.

”Gjithashtu për pjesën tjetër të sistemeve, çmimi në Shkup Veri për avmisëri ulet për 1,70% për pjesën e mbetur prej 17,22%. Në SH.A “Elektrocentralet e Maqedonisë, çmimi i ngrohjes për amvisëritë ulet me 0.5%, ndërsa për pjesën tjetër është rreth 40%”, tha Bislimovski.

Bislmiovski shtoi se temperaturat në banesa do të mbahen në nivelin 21 gradë Celsius. Ndërkohë, reformat në sistemin e ngrohjes do të ndihmojnë që energjia termike të prodhohet në një nivel të qëndrueshëm dhe të përdoret në mënyrë efikase.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat