Është djegur platforma për vëzhgim e Ujëvarës së Smolarit në Malin Bellasica

Maqedonia

Është djegur platforma për vëzhgim e Ujëvarës së Smolarit në Malin Bellasica

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Mbrëmë është djegur platforma e vëzhgimit të Ujëvarës së Smolarit, ndërsa zjarri ka përfshirë edhe pyllin përreth në malin Bellasicë, njoftuan nga Njësiti territorial zjarrfikës i Strumicës

Zjarri ka shpërthyer rreth orës 18:00 të ditës së djeshme dhe më pas është përhapur me shpejtësi dhe ka përfshirë pyllin e afërt në lindje drejt Bellasicës.

Ujëvara e Smolarit ndodhet mbi fshatin Smollarë, në Komunën e Novosellës dhe është një nga atraksionet më të mëdha turistike në këtë rajon.

Është 39.5 metra e lartë dhe është e vetmja ujëvarë e përhershme në vend.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat