VLEN: Padia penale ndaj Bekteshit është dëshmi e së kaluarës korruptive të BDI-së

Maqedonia

VLEN: Padia penale ndaj Bekteshit është dëshmi e së kaluarës korruptive të BDI-së

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Koalicioni VLEN sot përmes një kumtese ka mbështetur kallëzimin penal të ngritur kundër ish-ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Nga atje thonë se mbështesin çdo aktivitet që ka për qëllim forcimin e ligjit dhe rendit në Maqedoni të Veriut.

VLEN beson se ndjekja e veprimeve të paligjshme dhe korrupsionit është thelbësore për të garantuar një sistem të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët.

“Padia e fundit ndaj ish-ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, për “pengim të drejtësisë,” e cila dyshohet se është kryer një ditë para zgjedhjeve parlamentare, e vërteton në mënyrë të qartë dhe të prerë që partia nga e cila vjen Bekteshi ka qenë pjesë e një oktopodi të krimit, korrupsionit dhe vjedhjes së votave.

Ky rast është një dëshmi e fortë se periudha e gjatë e qeverisjes së partisë së Bekteshit ka sjellë jo vetëm vjedhje të qytetarëve, por edhe ushtrim të presionit të pashembullt mbi shqiptarët për të shprehur vullnetin e tyre të lirë përmes votës.

Koalicioni VLEN gjithmonë do të angazhohet për sundim të ligjit, asnjëherë për revanshizëm politik”, thuhet në kumtesën e VELN.

Nga atje i bëjnë thirrje organeve gjyqësore që përmes një procedure korrekte dhe të drejtë personi në fjalë të dëshmojë pafajësinë ose t’i vërtetohet fajësia varësisht prej provave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat