Burim Latifi është emëruar drejtor i MEPSO-s

Maqedonia

Burim Latifi është emëruar drejtor i MEPSO-s

Më: 30 korrik 2024 Në ora: 11:54
MEPSO

Burim Latifi nga koalicioni VELN është emëruar drejtor i Bordit Drejtues në MEPSO. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve si aksionar kryesor i MEPSO-së ka emëruar poashtu edhe anëtarët e Këshillit mbikëqyrës të kompanisë.

Për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës janë zgjedhur: Jovan Lazarev, Zoran Todorovski, Elizabeta Giovska, Simona Domazetovska Markovska, Agron Rustemi, Zvonko Boshkov dhe Ali Ismaili.

Në Bordin Drejtues, përpos Burim Latifit si drejtor është zgjedhur edhe Aleksandar Paunovski-zv/drejtor.

Ndërsa për anëtarë janë caktuar edhe Sashko Lakinski, Vase Jovevski, Anastasija Ilieska, Ivan Ivanov dhe Martin Malinovski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat