QMK: Zjarri i është afruar Pehçevës

Maqedonia

QMK: Zjarri i është afruar Pehçevës

Më: 31 korrik 2024 Në ora: 08:32
Ilustrim

Në orët e hershme të mëngjesit, Njësiti i Zjarrfikësve të Strumicës dërgoi një automjet emergjent dhe një ekip zjarrfikës-shpëtimtarësh për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit të madh që rrezikon të përfshijë shtëpitë e para në Pehçevë.

Me të mbërritur do të angazhohen menjëherë në shuarjen e zjarrit së bashku me kolegët e tyre nga disa qytete.

Për shkak të faktorëve të pafavorshëm klimatik (temperaturat e larta dhe sezoni i thatë) ekziston rreziku i madh për shkaktimin e zjarreve”, thonë nga QMK.

Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat