Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka njoftuar se Lulëzim Agai është emëruar drejtor në Klinikën e Neurologjisë në Shkup.
“Jam i lumtur që d-r Lulëzim Agai, neurokirurgu i parë shqiptar nga Maqedonia.
Ai sapo është emëruar drejtor i Klinikës Universitare për Neurokirurgji në kampusin “Nënë Tereza” të Shkupit.
Një burrë i mençur që e bën edhe më të pasur e më të mirë këtë kampus klinik”, shkruan Taravari.