Toshkovski: Paguhet paga bonus për vitin 2023, për punonjësit e MPB-së

Maqedonia

Toshkovski: Paguhet paga bonus për vitin 2023, për punonjësit e MPB-së

Më: 1 gusht 2024 Në ora: 17:13
Pançe Toshkovski

Sot (01.08.2024) është paguar paga bonus për vitin 2023 e drejtë të cilën e kanë shfrytëzuar 5.635 punonjës të MPB-së.

Këtë e bëri të ditur sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në profilin e tij në Fejsbuk.

“Shuma individuale e pagës bonus arrin 36.614 denarë.

Paga bonus është paguar për punonjësit e MPB-së të cilët kanë shfrytëzuar mbi 150 orë punë jashtë orarit në nivel vjetor për vitin 2023”, ka shkruar ministri Toshkovski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat