Aksident trafiku në Manastir, një person i lënduar

Maqedonia

Aksident trafiku në Manastir, një person i lënduar

Më: 2 gusht 2024 Në ora: 11:48
Ilustrim

Më datë 01.08.2024, në ora 17:05, në SPB Manastir është raportuar se në rrugën rajonale Manastir-Topolçan, automjeti i pasagjerëve “Fiat” me targa të Manastirit, i drejtuar nga Z.L (54) nga fshati Mogillë, Manastir, ka dalë nga rruga.

Në aksident lëndime të rënda ka pësuar vozitësi.

Kjo u konfirmua në Spitalin klinik Manastir.

Inspektim është kryer nga një ekip inspektues nga SPB Manastir.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat