Të rikthehet drejtësia të rehabilitohen viktimat e diskriminimit - edhe unë, pse jo

Maqedonia

Të rikthehet drejtësia të rehabilitohen viktimat e diskriminimit - edhe unë, pse jo

Nga: Ejup Berisha Më: 2 gusht 2024 Në ora: 13:01
Ejup Berisha

Në shtetin më të kriminalizuar njerëzit janë më të diskriminuar. Ky ishte rasti me RMV-në. Ish pushtetet dhe ish pushtetarët më parë disktiminonin me shumicë dhe pa meshirë ndërsa në opinion thonin me plot lavde dhe mburrje se po e luftojnë diskriminimin. Këta diskriminin mundoheshin ta luftonin duke diskriminuar akoma më shume. Në periudhen jo të largët ka pasur shumë njerëz të diskriminuar të cilëve pushteti ua shkelte pamëshirë dhe pa pardon të drejtat dhe liritë e njeriut. Secili prej tyre është diskriminuar në mënyrën e pushtetareve diskriminues. Një prej viktimave të diskrimimit isha edhe une autori i këtij teksti.

Më diskriminuan ish pushtetarët shqiptar që thirreshin në luftën e shenjtë çlirimtare kombëtare. Këta thanë se në pushtet kanë ardhur që ta rikthejnë drejtësinë e mohuar gjatë kohë dhe ta luftojnë diskriminimin por në vend të kësaj të njëjtët e stimuluan dhe e zbatuan akoma edhe më shumë e me të madhe  diskriminimin. Këta shantazhuan, kercenuan , dhunuan, dhe diskriminuan pamëshirshëm  njerëz të pafajshëm në emër të kauzës së shenjtë kombëtare të luftës për liri dhe barazi kombëtare dhe kundërdiskriminimit.Keta pra  zjarrin u munduan ta shuajnë me benzinë. E ky nuk mund të shuet duke shtuar benzinë në të sepse ai ndizet akoma më shume. Autori i tekstit apo unë u diskriminova në sferën e punësimit dhe ate që nga viti 2012.

U mundova të rigjej ndonjë vend pune por kot ish pushtetarët shqiptar në asnjë mënyrë dhe rast nuk dhanë pëlqim që unë të gjeja një vend pune. Fatkeqsisht unë akoma nuk mund të gjej një vend  pune.

Shpresën e kame te Koalicioni VLEN të cilet e kanë filluar procesin e ndryshimeve të nevojshme dhe të domosdoshme  politike në RMV. E përshëndes këtë aktivitet të tyre dhe lidereve te VLEN-it Izetit, Arbenit, Afrimit, Zeqirjait dhe  Bilallit  ju dëshiroj suksese të medha dhe ecje para në këtë mision të vështire dhe të shenjte. Të nderuar luftone diskriminimin dhe ri-instalone drejtesinë. Jepjuni shpresë njerëzve për një jetë më të mirë, më të sigurtë dhe më përparuese. Ju lutem ma siguroni një vend pune diku në ndonjë institucion shteteror që ta vazhdoj jetën e ta kthej normalitetin. Dymbëdhjetë vite jashta mundësisë për të punuar diku dhe për ta siguruar kafshatën e gojës më kanë kushtuar shumë shtrenjtë në çdo aspekt të jetës time.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat