Mexhiti thotë se pushteti i tij dje intervenoi që udhëtimi i Osmanit të realizohet pa shqetësime

Maqedonia

Mexhiti thotë se pushteti i tij dje intervenoi që udhëtimi i Osmanit të realizohet pa shqetësime

Më: 2 gusht 2024 Në ora: 13:26
Izet Mexhiti

Zëvëndëskryeministri i Maqedonisë Veriore, Izet Mexhiti ka thënë se organet shtetërore dje kanë reaguar menjëherë për të lejuar udhëtimin e presidentes Osmani.

Mexhiti e ka quajtur si keqkuptim situatën e krijuar.

“Dëshiroj t’ju siguroj të gjithëve se institucionet e shtetit kanë reaguar menjëherë për të zgjidhur keqkuptimin e ndodhur në Aeroportin e Shkupit gjatë ditës së djeshme dhe Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është mundësuar udhëtimi pa shqetësime.

Keqkuptimi i shkaktuar mes MPB, TAV dhe sigurimit të Presidentes është sqaruar dhe tejkaluar pa komplikime dhe situata është tejkaluar pa pasoja”, shkruan Mexhiti në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat