Ahmeti: E dashur pesidente Osmani, më vjen shumë keq për skandalin e papranueshëm diplomatik në Shkup

Maqedonia

Ahmeti: E dashur pesidente Osmani, më vjen shumë keq për skandalin e papranueshëm diplomatik në Shkup

Më: 2 gusht 2024 Në ora: 14:03
Vjosa Osmani dhe Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka reaguar në lidhje me incidentin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila u pengua përkohësisht gjatë udhëtimit në Aeroportin e Shkupit.

Ahmeti në profilin e tij në Facebook ka shkruar se i vjen keq për ngjarjen në aeroport.

Ahmeti rastin në Aeroportin e Shkupit e ka cilësuar si “skandal të papranueshëm diplomatik”.

“E dashur Presidente, më vjen shumë keq për incidentin dhe skandalin e papranueshëm diplomatik në aeroportin e Shkupit dhe e dënoj në formën më të ashpër të mundshme.

Unë skuqem nga turpi i tyre dhe lus të gjithë vëllezërit dhe motrat në Kosovë, por edhe qytetarët tanë, që ti falin për arsye se nuk dijnë se ç’bëjnë”, shkruan Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat