Ndalja e rrymës në laborator, ISHP: Nuk është prishur asnjë reagensë

Maqedonia

Ndalja e rrymës në laborator, ISHP: Nuk është prishur asnjë reagensë

Më: 2 gusht 2024 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se asnjë nga reagensët të cilët ndodheshin nëpër frigoriferë që u fikën dy ditë më parë, nuk janë prishur.

Derisa, reparti i Bakteriologjisë vazhdon të funksionon normal.

Nga Prokuroria Publike ndërkohë thonë se janë marrë procesverbalet fillestare dhe ekspertët do të hetojnë më tej për të konstatuar nëse ulja e siguresave elektrike është bërë me qëllim nga dikush ose jo.

Organi akuzës fikjen e frigoriferëve po e heton mbi bazën e dyshimeve për sabotim dhe diversion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat