QMK: Pesë zjarre janë ende aktive në territorin e Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

QMK: Pesë zjarre janë ende aktive në territorin e Maqedonisë së Veriut

Më: 4 gusht 2024 Në ora: 11:01
Foto ilustrim

Aktualisht janë aktive pesë zjarre, njofton Qendra e Menaxhimit të Krizave.

Zjarre aktive ka në Makedonski Brod, Demir Hisar, Ohër, Bogdanci dhe Probishtip.

Zjarre aktive ka në këto lokacione:

Komuna Makedonski Brod: Fshati Tazhevë – Fshati Breznicë – Krak deri në Jasen;

Komuna e Demir Hisarit dhe Komuna e Ohrit: Ilinska Planina, fshati Bazernik;

Komuna Ohër: Kosel – Rasino – Openicë, – Vapila aktive në 4 pika;

Komuna e Bogdancit

Komuna e Probishtipit: fshati Zelenigrad – fshati Jamishte;

Gjatë ditës së djeshme në hapësirë ​​të hapur kanë ndodhur gjithsej 42 zjarre, prej të cilave 33 janë shuar, pesë janë aktive, ndërsa katër janë vënë nën kontroll.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat