QMK: Qytetarët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin në Pllasnicë

Maqedonia

QMK: Qytetarët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin në Pllasnicë

Më: 4 gusht 2024 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

Për të tretën ditë me radhë zjarri në Komunën e Pllasticës po vazhdon.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza Shkup për TV21 thanë se ata janë në kontakt të vazhdueshëm me kryetarin e komunës dhe se qytetarët deri diku kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, por nëse situata vazhdon të dal nga kontrolli ata do të marrin masa

Ndërkaq drejtori i QMK-së, Stojançe Angelov tha se intervenohet në varësi nga rreziku i zjarreve.

“Nuk është e vërtetë se askush nuk po reagon, ka njerëz që po intervenojnë në shuarjen e zjarrit. Duhet që kryetari i komunës vetë të kërkojë ndihmë, ne nuk mund të dërgojmë ekipë sepse ka zjarre që kanë kapluar shtëpitë”, tha Angelov.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat