Vazhdon debati për amendamentet për Propozim ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2024 në RMV

Maqedonia

Vazhdon debati për amendamentet për Propozim ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2024 në RMV

Më: 5 gusht 2024 Në ora: 09:32
Kuvendi i RMV

Në Komisionin parlamentar për financim dhe buxhet sot do të vazhdojë debati për amendamentet për Propozim ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2024 ku të hyrat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 318,2 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në nivel prej 362,8 miliardë denarë. Rritja e PBV-së është projektuar në 2.1 për qind, inflacioni në nivelin 3.5 për qind dhe deficiti buxhetor 4.9 për qind.

Konform Rregullores, debati për amendamentet që tashmë ka hyrë në ditën e pestë, duhet të përfundojë për gjashtë ditë.

Për ribalancin e Buxhetit janë dorëzuar 58 amendamente, ndërsa gjatë debatit disa prej tyre janë tërhequr nga propozuesit.

Deri tani nuk është pranuar asnjë amendament.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat