Mickoski: Kemi informacione se BDI përgatit destabilizim të vendit

Maqedonia

Mickoski: Kemi informacione se BDI përgatit destabilizim të vendit

Më: 5 gusht 2024 Në ora: 14:56
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski tha se ka informacione që BDI po tenton të destabilizojë vendin.

“Disa informacione të fituara nga kanale të ndryshme thonë se udhëheqësia e BDI-së, kjo udhëheqësi e tanishme, në tentim për të mbrojtur kapitalin që e ka krijuar në 20-22 vite të kaluara, do të ndërmerr hapa në drejtim të destabilizimit të shtetit që është shumë e rëndësishme të theksohet”, tha Mickoski.

Mickoski tha se ne si shtet kemi të drejt ta mbrojmë integritetin territorial të vendit dhe paqen e qytetarëve që është edhe qëllimi i një shteti.

Kryeministri shtoi se presim që kjo të ndodhë këtë vjeshtë, në bazë të atyre informacioneve që i kemi.

“Të presim që koha të tregojë, nëse ato informacione do të konfirmohen apo informacionet nuk do të jenë të sakta”, shtoi Mickoski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat