Takimi Mickoski-Ageler: Partneriteti strategjik RMV-SHBA është i një rëndësie të veçantë

Maqedonia

Takimi Mickoski-Ageler: Partneriteti strategjik RMV-SHBA është i një rëndësie të veçantë

Më: 5 gusht 2024 Në ora: 17:19
Pamje nga takimi

Kryeministri Hristijan Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk ka njoftuar se sot ka pasur takim me ambasadoren e SHBA-së, Angela P.  Ageler, si dhe me zëvendësambasadoren, Nikola Varnes.

Biseduam për çështjet aktuale politike dhe ekonomike dhe për progresin e shtetit drejt Bashkimit Evropian.

E theksova rëndësinë e partneritetit strategjik me SHBA-në dhe theksova se mbështetja amerikane është kyçe për zhvillimin dhe stabilitetin e vendit.

U dakorduam që të forcojmë marrëdhëniet dypalëshe dhe të rrisim bashkëpunimin në fusha të ndryshme”, ka shkruar Mickoski në Fejsbuk.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat