Aleksandar Klimovski emërohet drejtor në Lotarinë Shtetërore

Maqedonia

Aleksandar Klimovski emërohet drejtor në Lotarinë Shtetërore

Më: 5 gusht 2024 Në ora: 21:02
Aleksandar Klimovski

Lotaria Shtetërore ka fituar drejtor të ri, d-r Aleksandar Klimovski, profesor i rregullt në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup.

Klimovski ligjëron lëndën si E drejta e shoqërive, Menaxhimi korporativ, Etika korporative dhe E drejta e lojërave të fatit.

Ai është njëri nga ekspertët juridik më të njohur në rajon për rregullimin e lojërave të fatit.

 Kurse punimet shkencore të tija citohen në revistat shkencore me renome.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat