BDI mblodhi kryesinë: Kërkojmë bëhet veting gjithëpërfshirës për të gjithë zyrtarët publikë

Maqedonia

BDI mblodhi kryesinë: Kërkojmë bëhet veting gjithëpërfshirës për të gjithë zyrtarët publikë

Më: 6 gusht 2024 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Sot, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti mblodhi kryesinë e ngushtë të partisë për të përgatitur mbledhjen e nesërme të kryesisë qëndrore, njoftojnë nga BDI-ja, transmeton TV21.

“Gjatë këtij takimi, u diskutua gjerësisht për propagandën falco dhe akuzat për korrupsion të nivelit të lartë”.

Si parti, jemi të përkushtuar që lufta kundër korrupsionit të mos shndërrohet në një betejë për përfitime ditore dhe partiake, por të jetë në shërbim të zbulimit të së vërtetës dhe ndalimit të këtij fenomeni të dëmshëm.

Andaj edhe njëherë ftojmë të gjitha partitë politike, veçanërisht ato që janë në pushtet, të kërkojnë menjëherë  nga  komunitetin ndërkombëtar  monitorues për një vetting tërësor dhe gjithëpërfshirës të të gjithë zyrtarëve publikë në 30 vitet e fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat