Qeveria e RMV-së miratoi vendime të reja kadrovike

Maqedonia

Qeveria e RMV-së miratoi vendime të reja kadrovike

Më: 6 gusht 2024 Në ora: 20:09
Qeveria e RMV-së

Qeveria në seancën e sotme ka marrë disa vendime kadrovike.

Suzana Jordanovska, me propozim të ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, e emëroi për ushtruese të detyrës drejtoreshë e Laboratorit shtetëror fitosanitar, ndërsa Romeo Trenov drejtor Drejtorisë së ujërave.

Fikret Hoxha është emëruar ushtrues detyre i zëvendësdrejtorit të INP Burgu i Manastirit.

 Ndërsa Garip Kaba, me propozim të ministrit të Financave ushtrues detyre, zëvendësdrejtor i Drejtorisë doganore në kuadër të Ministrisë së Financave. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat