Një plumb i padestinuar ka goditur automjetin e Kryqit të Kuq në Tetovë

Maqedonia

Një plumb i padestinuar ka goditur automjetin e Kryqit të Kuq në Tetovë

Më: 7 gusht 2024 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

SPB Tetovë njofton se sot është raportuar se një plumb i padestinuar ka goditur automjetin e Kryqit të Kuq.

“Më datë 07.08.2024 në ora 01:20 në SPB-Tetovë, personi Sh.M.(51) nga Tetova, ka raportuar se në rrugën “Boro Vuliç” në Tetovë, nga një plumb i padestinuar i armës së zjarrit është dëmtuar vetura “Hjundai” me targa të Tetovës.

Pronë e Kryqit të kuq të Tetovës.

Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat