Digjet automjeti i vetëm zjarrfikës i Brigadës zjarrfikëse në Pehçevë

Maqedonia

Digjet automjeti i vetëm zjarrfikës i Brigadës zjarrfikëse në Pehçevë

Më: 12 gusht 2024 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Në zjarrin e madh në Pehçevë është djegur vetura e vetme e zjarrfikësve e Brigadës zjarrfikëse të Pehçevës, ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Ndërmarrjes Publike “Pyjet Kombëtare”, Kire Mihailov. Ai njoftoi se zjarrfikësit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Fatkeqësisht, na ndodhi një fatkeqësi e madhe. Vetura e vetme zjarrfikëse e Njësisë zjarrfikëse të Pehçevës është përfshirë nga flakët, fatmirësisht kolegët zjarrfikës janë mirë”, thuhet në postimin në rrjetet sociale.

“Kjo është fotografia e vërtetë e asaj që flakët lënë aty ku kalojnë. Kjo është video e mjetit zjarrfikës me të cilin zjarrfikësit trima kanë tentuar sot të shuajnë zjarrin e ri mbi Pehçevë. Është fat që nuk ka pasur viktima njerëzore dhe pjesëmarrësit në fikje kanë mbijetuar me djegie të lehta”, thotë Mihailov në postimin në rrjetet sociale.

Ndryshe, dje u arrestuan tre piromanë të cilët dyshohen për zjarrvënie, ndërsa Maqedonia gjatë gjithë sezonit veror po përballet me zjarre në disa lokacione.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat