LAMM: Pritje të gjata në Tabanoc

Maqedonia

LAMM: Pritje të gjata në Tabanoc

Më: 18 gusht 2024 Në ora: 10:18
Tabanoc

Siç njoftojnë nga LAMM, në vendkalimin kufitar në “Tabanoc” ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata.

Komunikacioni po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë të thata, ndërsa dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është rritur.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat