Taravari takon ambasadorin e Shqipërisë: Marrëdhënia e dy vendeve tona është prioritet

Maqedonia

Taravari takon ambasadorin e Shqipërisë: Marrëdhënia e dy vendeve tona është prioritet

Më: 18 gusht 2024 Në ora: 12:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot kishte takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, shkëlqesinë e tij, Denion Mejdani.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë si dhe për bashkëpunimet e mundshme në të ardhmen.

“Pata kënaqësinë të kisha një takim të ngrohtë e miqësor me amabasadorin e republikës së Shqipërisë z.Denion Mejdani.

Marrëdhënia e dy vendeve tona është prioritet absolut dhe i natyrshëm për ne”, shprehet Tararavari pas takimit me ambasadorin e Shqipërisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat