Gjuajtje me armë në Çento të Shkupit

Maqedonia

Gjuajtje me armë në Çento të Shkupit

Më: 19 gusht 2024 Në ora: 22:43
Foto ilustrim

Përleshje të armatosur ka pasur këtë mbërmje në lagjen Çento të Shkupit.

Thuhet se është gjuajtur ndaj N.A., i cili si pasojë të plagëve të marra është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit.

Sipas informacioneve të para jozyrtare, gjuajtja me armë ka ndodhur vendin e quajtur Agroservis, ndërkaq në veturën ku është gjuajtur, kanë qenë dy persona.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 7 gëzhoja plumbash.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat