Largohet ekipi qipriot që ndihmoi në shuarjen e zjarreve, Antoniou: Është e trishtueshme të shohësh natyrën duke u shkatërruar

Maqedonia

Largohet ekipi qipriot që ndihmoi në shuarjen e zjarreve, Antoniou: Është e trishtueshme të shohësh natyrën duke u shkatërruar

Më: 21 gusht 2024 Në ora: 11:28
Largohet ekipi qipriot që ndihmoi në shuarjen e zjarreve, Antoniou: Është e trishtueshme të shohësh natyrën duke u shkatërruar

Ne u larguam nga Maqedonia e Veriut me përshtypje pozitive, patëm bashkëpunim të shkëlqyer, jemi të kënaqur që ndihmuam dhe ishim të dobishëm për njerëzit”, theksoi Andreas Antoniou, shef dhe koordinator i misionit qipriot që mori pjesë në shuarjen e zjarreve në RMV, dhe në të njëjtën kohë shprehu shpresën se atmosfera e krijuar pozitive do të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Në periudhën prej 7 deri më 14 gusht, dy avionë të tipit “Air Tractor” me katër anëtarë ekuipazhi dhe pesë personel mbështetës tokësor nga Qiproja, në kuadër të asistencës nga mekanizmi i BE-së për mbrojtjen civile, morën pjesë në përballjen me zjarrin në RMV.

Duke iu referuar zjarreve në Maqedoninë e Veriut, ai tha se ato ishin të përmasave të mëdha, “e pamë pronën të shndërrohej në hi” dhe se ata ndërhynë në zona ku zjarri ishte një kërcënim i drejtpërdrejtë për pronën dhe jetën e njerëzve.

Ditën e parë na informuan se ka pasur 38 zjarre, në një vend dy herë e gjysmë më të madh se Qiproja”, theksoi Antoniou dhe shtoi se zjarret shkaktuan një katastrofë të madhe mjedisore, por gjithashtu patën ndikim të drejtpërdrejtë në jetët e njerëzve.

Është trishtuese të shohësh humbjen e pyjeve dhe shkatërrimin e natyrës, për shkak të neglizhencës, pakujdesisë dhe/ose qëllimit tonë”, duke shtuar se “të gjithë duhet ta kuptojmë se duke mbrojtur mjedisin në të cilin ne jetoni, ne po mbrojmë dhe jetën tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat