BDI: Qeveria pa paralajmërim ka rritur çmimin e energjisë elektrike për mbi 65.000 kompani

Maqedonia

BDI: Qeveria pa paralajmërim ka rritur çmimin e energjisë elektrike për mbi 65.000 kompani

Më: 22 gusht 2024 Në ora: 12:24
BDI

BDI në një kumtesë për media thotë se “Qeveria jolegjitime në mënyrë jo transparente ka rritur cmimin e energjisë elektrike për mbi 65.000 ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme për më shumë se 50%”.

“Duam që të njoftojmë opinion se ky veprim ndikon drejtpërdrejt ne buxhetin e qytetarëve duke rritur cmimin e produkteve dhe shërbimeve si dhe duke dëmtuar likuiditetin e kompanive”.

“Duke mos rritur pagën minimale, pagat në sektorin publik një veprim i tillë do të ndikojë në përkeqësimin e standardit jetësor për qytetarët tanë.

Bëjmë thirrje, që sa më shpejt të ndërmerren masa për uljen e çmimit të energjisë elektrike si dhe çmimet e produkteve ushqimore në interes te qytetarëve dhe kompanive mikro, të vogla dhe të mesme që përbëjnë 98% të kompanive aktive në vend”, thonë nga BDI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat