Limani: U miratua ligji për rritjen e pensioneve për 5000 denarë

Maqedonia

Limani: U miratua ligji për rritjen e pensioneve për 5000 denarë

Më: 22 gusht 2024 Në ora: 14:00
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani ka njoftuar se është miratuar ligji për rritjen e pensioneve prej pesë mijë denarëve.

Ai në Facebook shkruan se pensionistët meritojnë edhe më shumë.

“Një hap përpara për mirëqenien e pensionistëve!

U miratua ligji për rritjen e pensioneve prej 5000 denarëve! Ky vendim është një tjetër dëshmi se #NdryshimiVLEN kur punojmë për të përmirësuar jetën e qytetarëve tanë.

Pensionistët tanë meritojnë më shumë, dhe ne jemi këtu për të siguruar që përkushtimi dhe puna e tyre ndër vite të shpërblehen”, ka shkruar Limani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat