Maqedoni, 28 gushti ditë jo pune për qytetarët e besimit ortodoks

Maqedonia

Maqedoni, 28 gushti ditë jo pune për qytetarët e besimit ortodoks

Më: 23 gusht 2024 Në ora: 10:00
Ilustrim

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë njofton se 28 gushti është ditë jo pune për qytetarët e besimit ortodoks.

“Në përputhje me Ligjin për Festat e RM-së (Gazeta Zyrtare e RM-së, nr. 21/98 dhe 18/07), 28 gusht (e mërkurë) Ngjitja e Zonjës Shën Mëri (Zonja e Madhe) është ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

“Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë ua uron festën qytetarëve të besimit ortodoks”.

Keshtu thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat