Bastisje në Ohër, gjendet drogë - arrestohet një person

Maqedonia

Bastisje në Ohër, gjendet drogë - arrestohet një person

Më: 23 gusht 2024 Në ora: 11:06
Ilustrim

MPB Maqedoni njofton se dje (22.08.2024) në ora 19:20 në Ohër, nga ana e punonjësve policorë të Seksionit për Trafikim të Paligjshëm të Drogës dhe Armëve pranë SPB Ohër, e kanë privuar nga liria shtetasin Z.R (53).

“Pas marrjes së masave dhe aktiviteteve dhe marrjes së urdhëresës nga Gjykata Themelore e Ohrit, në objektin e tij hoteliere në Ohër është kryer kontroll, gjatë të cilit është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhuri e bardhë”.

“Më pas, po ashtu me urdhër të gjykatës, në banesën e tij është bërë kontroll, gjatë të cilit është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhuri ngjyrë kafe dhe një lëndë pluhurore e bardhë”.

“Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, i cili është ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat