Oda e Zejtarëve fton zejet të regjistrohen

Maqedonia

Oda e Zejtarëve fton zejet të regjistrohen

Më: 24 gusht 2024 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Oda e Zejtarëve të RMV-së, gjegjësisht ajo e rajonit të Kumanovës, vazhdon me aktivitete të shtuara në të mirë të Zejeve e Zejtarëve të vendit tonë. Mirëpo, me qëllim të bashkëpunimit mes Odës dhe Zejeve, të cilat ende nuk janë të regjistruara, u bëjnë thirrje për regjistrim nën ombrellën e sajë.

Nga këtu thonë se sa i përket rajonit të Kumanovës, evidente dhe për tu habitur është fakti se nuk kemi asnjë Zeje të të regjistruar nga Komuna e Likovës.

Fatkeqësisht duhet ta them të drejtën, kemi patur takime edhe me kreun e Likovës, Erkan Arirfi, me çka kemi parashturar këtë problem se nuk kemi mundësi me i ndihmu Zejtarët joformal, kemi Zejtari që punojnë dhe veprojnë në komunën e Likovës por që nuk janë të regjistruar në regjistrin tonë” – tha Kryetari i Odës së Zejtarëve të RMV-së, Agron Fazliji.

Fazliji, u bënë thirrje të gjithë Zejtarëve që sa më pare të regjistrohen në Odën e Zejtarëve të RMV-së.

Apeloj deri tek Komuna e Likovës, të gjitha institucionet dhe Zejtarët e atjeshëm që të vijnë të regjistrohen e të mundemi ti ndihmojmë, stimulojm5 me masa të dhëna nga Qeveria sepse vetëm kështu mundemi të ndihmojmë tregun apo ekonominë e Komunës së Likovës dhe sigurisht në të ardhmen do të mundohemi që t’i stimulojmë dhe t’i informojmë Zejtarët e Komunës së Likovës sepse për fat të keq ka shumë Zeje e Zejtari, sipas të dhënave tona ka diku rreth 100 Zejtari të cilat ose janë të regjistruara si firma ose nuk janë të regjistruara fare” – u shpreh Kryetari i Odës së Zejtarëve të RMV-së, Agron Fazliji.

Ndryshe, në rajonin e Kumanovës në Odën e Zejtarëve janë të regjistruar mbi 1.000 Zeje, kurse në mbarë RMV janë mbi 20.000 Zejtarë të regjistruar bëjnë të ditur nga kjo Odë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat