Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 26 gusht 2024 Në ora: 08:20
Foto ilustrim

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të ulëta deri mesatare dhe me erë të dobët nga drejtimi verilindor.

Pasdite dhe kah fundi i ditës do të ketë dukuri lokale me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima kryesisht në pjesët jugore.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 20, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 29 deri në 36 gradë.

Në Shkup mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 36 gradë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat