Taravari, BDI-së: Nuk është e vërtetë se borxhi i komunës së Gostivarit është 100 milionë euro

Maqedonia

Taravari, BDI-së: Nuk është e vërtetë se borxhi i komunës së Gostivarit është 100 milionë euro

Më: 26 gusht 2024 Në ora: 18:47
Arben Taravari

Ish-kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari ka demantuar akuzat e BDI-së se komuna e Gostivarit ka borxh prej 100 milion euro.

Ai njofton se borxhi i komunës është 7-8 milionë euro.

“Nuk është e vërtetë se janë 100 milion, të gjitha ndërmarrjet publike në RMV, kanë 100 milion euro, d.m.th, borxhi i ndërmarrjes Komunale të Gostivarit është rreth 7 ose 8 milion euro nuk besoj se ka më shumë por edhe ato janë borxhe që janë trashëguar nga koha para se unë të vij kryetar komune.

Edhe unë e lexova, por 100 milionë euro nuk ka logjik, dua të demantoj të njëjtin, por ka tendenca sidomos nga BDI që të tregojnë lajme spektakulare”, theksoi Taravari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat