Ndalohet një person në Kërçovë, ka djegur një sipërfaqe prej rreth 10.000 metra katrorë

Maqedonia

Ndalohet një person në Kërçovë, ka djegur një sipërfaqe prej rreth 10.000 metra katrorë

Më: 26 gusht 2024 Në ora: 20:36
Foto ilustrim

Sot (26.08.2024) në ora 12:45 në bulevardin “Çlirimi” në Kërçovë, zyrtarët policorë nga DPB e Kërçovës kanë ndaluar R.H.(27).

“Ai dyshohet se më herët në zonën industriale “Ivanidol” afër Kërçovës ka ndezur një kabllo elektrike, pas së cilës ka shpërthyer zjarri, i cili së shpejti është përhapur në një sipërfaqe prej rreth 10.000 metra katrorë”, njoftojnë nga MPB.

Nuk ka persona të lënduar, ndërkaq ka intervenuar Njësiti Territorial Zjarrfikës nga Kërçova.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër R.H. do të dorëzohet kallëzim përkatës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat