Kapen pesë emigrantë në një tren në Maqedoni

Maqedonia

Kapen pesë emigrantë në një tren në Maqedoni

Më: 27 gusht 2024 Në ora: 00:43
Foto ilustrim

Policia ka kapur pesë emigrantë nga Maroku.

Kjo, pasi ndaluan një tren mallrash për në Serbi.

“Dje në ora 12:20 në stacionin hekurudhor Krivollak, me rastin e ndalimit të një treni mallrash, i cili po qarkullonte në vendkalimin kufitar Bogorodicë – vendkalimin kufitar Tabanoc, zyrtarët policorë të stacionit policor të Negotinës kanë gjetur pesë emigrantë nga Maroku.

Emigrantët i janë dorëzuar zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor i Vëzhgimit Kufitar Mihajllovë për veprime të mëtutjeshme”, njoftojnë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat