Zekolli-Shaqiri: Për dy muaj do të lëshohet për qarkullim dy kilometërshi i parë i rrugës Shkup – Bllacë

Maqedonia

Zekolli-Shaqiri: Për dy muaj do të lëshohet për qarkullim dy kilometërshi i parë i rrugës Shkup – Bllacë

Më: 4 shtator 2024 Në ora: 13:09
Zekolli-Shaqiri: Për dy muaj do të lëshohet për qarkullim dy kilometërshi i parë i rrugës Shkup – Bllacë

Zv. ministrja e Transportit dhe Lidhjeve Kaltrina Zekolli-Shaqiri theksoi se korridori 8 përballet me shumë probleme, por siç shtoi punojnë intensivisht që problemet të zgjidhen.

Zekolli-Shaqiri në emisionin “Daily Click”, bëri të ditur se për dy muaj do të lëshohet për qarkullim dy kilometërshi i parë i rrugës Shkup-Bllacë.

Në dy muajt e ardhshëm pritet të lëshohet për qarkullim dy kilometrshi i rrugës deri tek qarkorja e hyrjes në Qytetin e Shkupit, e cila lidhë pastaj me rrugën e njohur Shkup-Bllacë”, tha Zekolli-Shaqiri.

Për autostradën Kërçovë-Ohër, zv. ministrja thotë se, një pjesë e autostradës Kërçovë-Ohër do të lëshohet për qarkullim në pranverën e vitit 2025.

Një pjesë e autostradës Kërçovë-Ohër do të lëshohet për qarkullim në pranverën e vitit 2025”, tha Kaltrina Zekolli-Shaqiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat