Kallëzim penal ndaj një 14-vjeçari nga Shkupi, shkaktoi zjarr në mënyrë të qëllimshme

Maqedonia

Kallëzim penal ndaj një 14-vjeçari nga Shkupi, shkaktoi zjarr në mënyrë të qëllimshme

Më: 6 shtator 2024 Në ora: 12:26
Ilustrim

MPB njofton se në SPB Shkup është paraqitur kallëzim penal kundër një të mitur 14-vjeçar.

Kjo për veprën penale “shkaktim i rrezikut publik”, të dënueshme nga neni 288 i Kodit Penal.

Konkretisht, i raportuari së bashku me dy fëmijë të tjerë të cilët nuk kanë mbushur moshën 14 vjeç dhe nuk janë subjekt i përgjegjësisë penale, më datë 03.09.2024 rreth orës 15:00 në vendin e quajtur Rasadnik, në territorin e komunës së Kisella Vodës në Shkup, hodhën mjete piroteknike që paraprakisht e kishin ndezur me çakmak, pas së cilës bari i thatë u ndez dhe shpërtheu një zjarr që ka përfshirë një sipërfaqe prej rreth tre hektarësh.

Me reagimin e shpejtë të policëve nga SPB Shkup, në koordinim me shërbimet tjera, zjarri është lokalizuar dhe janë parandaluar dëme të mëdha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat