MPB Maqedoni njofton se sot (09.09.2024) në Shkup, S.B (30) është privuar nga liria nga zyrtarët policorë të Njësisë së Policisë Intervenuese në SVR Shkup.
Ai po kërkohej me urdhër qendror nga MPB-ja dhe me urdhër të INP Idrizovë për arratisje nga burgu.
“S.B është dënuar me burgim prej shtatë vite e gjashtë muaj për shkak të veprës penale të kryer nga neni 215 paragrafi 1 të Kodit Penal, ndërsa i kishin mbetur katër vite, tre muaj e 12 ditë”.
“Personi do t’i dorëzohet institucionit penal kompetent”, thonë nga MPB.