LSDM: “Air traktorët” dhe helikopterët e policisë me defekt janë rezultat i neglizhencës së OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

LSDM: “Air traktorët” dhe helikopterët e policisë me defekt janë rezultat i neglizhencës së OBRM-PDUKM-së

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 11:15
LSDM

Është me të vërtetë shumë fat që ra shi për të shuar zjarret. Ndryshe, situata aktuale është katastrofike. Dy nga tre “air-traktorët” janë jashtë funksionit dhe njëkohësisht dy helikopterë policorë që janë të pajisur për shuarjen e zjarreve, thonë nga LSDM-ja.

“LSDM e dënon ashpër këtë situatë katastrofike e cila është rezultat i pakujdesisë dhe paaftësisë së qeverisë së udhëhequr nga OBRM-PDUKM.

A është sërish fajtor LSDM që nuk i ka bërë servisin në kohë të “air rtraktorëve” dhe helikopterëve? Ky nuk është një lëshim i rastësishëm, por një tregues i qartë i qëndrimit ndaj krizës së zjarrit të OBRM-PDUKM-së.

Mbi 8% e territorit të vendit u dogj, dhe OBRM-PDUKM fokusohet në gënjeshtra, manipulime dhe politika në vend që të luftojë seriozisht krizën dhe të punojë”, thonë nga LSDM.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat